Katër tërmete regjistrohen në Durrës e Tiranë, ja sa ishin magnitudat

23.04.2020 10:06:42

Brenda 24 orëve janë shënuar katër lëkundje tërmeti në zonën e Durrësit dhe Tiranës. Sipas Institutit, IGJEUM, lëkundjet sizmike janë shënuar në zonën e Shijakut , Kepit të Redonit dhe Selitës dhe në detin Adriatik.

Sipas të dhënave lëkundjet kanë qenë të lehta, por janë ndjerë edhe në Tiranë.

Tërmeti i fundit ishte ai i orës 22.08 i mbrëmjes së djeshme me fuqi 3.1. Më herët ka pasur edhe dy terme të tjera me fuqi 2.8 dhe 2.5. Ndërkohë ditën e sotme ka pasur lekundje të lehta edhe në Tiranë.

Termetet sipas IGJEUM, ne 24 oret e fundit:
Data: 23/04/2020
Ora: 00:25:35
M=1.5
Place: Selite e malit, Tirana
41.39° N, 20.01° E
Thellësia: 18 KM

Data: 22/04/2020
Ora: 22:08:27
M=3.1
Place: 4km J-L Shijak , Durres
41.31° N, 19.61° E
Thellësia: 48 KM

Data: 22/04/2020
Ora: 22:01:58
M=2.8
Place: Kepi Rodoni
41.57° N, 19.52° E
Thellësia: 27 KM

Data: 22/04/2020
Ora: 19:26:04
M=2.5
Place: Deti Adriatik, 19 Km V-P Durres
41.47° N, 19.36° E
Thellësia: 5 KM