Ky është moti për tri ditën e ardhshme, mësoni nëse do të bie borë

22.12.2016 13:45:48

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës, ka paralajmëruar se edhe gjatë tri ditëve të ardhshme nuk do të ketë reshje.

Sipas njoftimit të IHMK-së, gjatë këtyre tri ditëve vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik dhe me kushte të njejta meteorologjike.

“Kjo gjendje bllokuese anticiklonike do të vazhdoj  duke kushtezuar mot me diell dhe të vranët por nuk parashihen reshje. Vlera minimale e temperatures do të lëvizë ndërmjet -9 deri -5 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Nëpër ultësira dhe vende rreth maleve parashihet te ketë mjegull e cila do ta zvogëloj dukshmërin horizontale, kurse në disa pjesë të Dukagjinit aty ku  mjegulla mund të qëndroj edhe diten , temperaturat maksimale do te jenë më të ulëta. Do të fryjë erë e leht deri mesatare  nga drejtimi  i veriut.

Për parashikimin e motit për  javën e ardhshme do të ju informoj si zakonisht pasditen e së dieles, por sipas parashikimeve synoptike dhe radarike nuk parashikohet të ketë reshje përveç ndonji fluske të dobët.