KDI prezanton rezultatet e sondazhit për dialogun Kosovë-Serbi

04.07.2018 09:13:54

Instituti Demokratik i Kosovës sot mban një konferencë për media ku do të prezantojë rezultatet e sondazhit me opinionin publik, lidhur me fazën përfundimtare të dialogut Kosovë-Serbi.

Sondazhi po ashtu ka të bëjë edhe me çështjet aktuale që janë trajtuar së fundi nga partitë politike, si zgjedhjet e parakohshme.

Konferenca do të mbahet në ora 11:00.