KEDS finalizon projektin e instalimit të daljes alternative për institucionet e Kosovës

29.12.2018 15:41:42

Ekipet e KEDS sot kanë finalizuar projektin për instalimin e daljes alternative për institucionet e rëndësisë së veçantë shtetërore në qendrën e Prishtinës.

Për realizimin e këtij punimi është ndalur dalja  nga ku funizohen këto institucione dhe konsumatorët e kësaj daljeje. Me realizimin i këtij projekti këto institucione të rëndësishme tani do të kenë  2 dalje alternative në rast të nderprerjeve që mund të ndodhin apo të ndonjë avarie.

Ky projekt është realizuar në vazhdën e projekteve investive që po ndodhin në tërë territorin e Kosovës.

Informatat e detajuara të punimeve, kohezgjatjen dhe arsyen e nderprerjes do t’i gjeni ne webfaqe të KEDS www.keds-energy.com.