KEDS-i fajësohet nga familjarët e gruas që u dogj brenda shtëpisë së saj mbrëmë (Video)

05.11.2016 21:12:36

Një grua u dogj mbrëmë, pasi flakët kapluan shtëpinë e saj në Stanoc të Vushtrrisë.

Kjo, sipas dyshimeve të para, ndodhi si pasojë e energjisë elektrike.

Familjarët ia lënë fajin KEDS-it për këtë rast, ndërsa këta të fundit thonë se “KEDS ka krijuar komisionin profesional qe po e hulumton rastin si ka ndodhur dhe shkaqet eventuale te zjarrit”.