KEDS-i lë në terr edhe Kuvendin, asnjë reagim nga deputetët

10.01.2017 11:55:51

Kuvendi i Kosovës sot në një seancë të jashtëzakonshme po debaton për arrestimin e Ramush Haradinajt në Francë, në bazë të një urdhërarresti të Serbisë në vitin 2004.

Por gjatë seancës edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës janë përballur me mungesën e rrymës.

Ndryshe, KEDS ka njoftuar gjithë konsumatorët se për shkak të kërkesës së KOSTT-it është i obliguar të ndalë transformatorët 110/10 kV Prishtina 3 dhe 110/10 kV Prizreni 1.

Ndalesa do të zgjasë sipas kërkesës për 90 minuta, përkatësisht nga ora 12:00 deri në ora 13:30.

Nga kjo ndalesë do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike për pjesën qendrore të Prishtinës dhe qytetit të Prizrenit me rrethinë.