Kelmendi, Gashit: E ke quajtur ezanin ndotje akustike – a është ky fashizëm

20.07.2016 16:39:42

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëherit kryetar i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se kanë dalë në mbrojtje të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan dhe popullit turk për shkak se kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë të bindur se ajo ishte gjëja e duhur për të bërë.

“Ne kemi reaguar si Parti Fjala, jo privatisht, ne kemi dalur në mbështetje të popullit dhe Presidentit Erdogan. Ky ishte një kërcënim i demokracisë dhe ishte një reagim parimor, por patëm mandej reagime nga zyrtatë të tjerë, por ato ishin më shumë reagime interesi. I vetmi akuzues është ai kleriku Gulen që akuzon presidentin aktual, ku qëndron arsyeja që Erdogani të bëjë një organizim të tillë?”

Ai ka deklaruar se nëse mbyllen shkollat e klerikut Gulen në Kosovë, qeveria turke do t’i hap dhjetëra shkolla tjera, ndërsa popullin turk e ka cilësuar si hero të 15 korrikut.

“Nëse një shkollë e Guleni do mbyllet në Kosovës Qeveria turke do ti hap dhjetë të tjera, problemi nuk qëndron këtu. Hero i 15 korrikut të asaj natë është populli i Turqisë. Ty(i drejtohet analistit Dardan Gashi) të shqetëson fakti që i kanë mbyll disa media e nuk të shqetëson fakti që aty kanë hy ushtarë dhe kanë bombarduar vende. A është fashizëm me përkrah popullin turk apo fashizëm kur ti je ai që e ke quajt e zanin ndotje akustike”