Alarmi për bombë në Bruksel ishte i rrejshëm

20.07.2016 16:36:53

Një operacion i gjerë policor në kryeqytetin belg për alarm me bombë, i cili zgjati gjatë gjithë pasdites së sotme, ishte i rrejshëm, njoftojnë zyrtarët.

BBC raporton se policia ishte njoftuar pas raportimeve se një person po sillej në mënyrë të dyshimtë dhe kishte të veshur një pallto nga e cila dukeshin tela.

Operacioni ka përfunduar dhe person i dyshuar doli të jetë një student i rrezatimit bërthamor në universitetin e Brukselit.