Poezia e poetit Shehu në mesin e poezive më të mira (Foto)

20.07.2016 16:17:34

Poezia “Kripa e epokave” e poetit nga Kosova, Fahredin Shehu është botuar në Romë të Italisë në antologjinë “SignorNo”, ku janë përfshirë poezitë më të mira të fillim shekullit.Poezinë e Shehut e ka përkthyer Valbona Jakova dhe Antonino Capponnetto.

Më këtë rast poeti Shehu është shprehur të jetë i kënaqur që poezia e tij është përzgjedhur në mesin e poezive të poetëve të njohur si: Fernando Arrabal, Jack Hirschman, Paul Polanski, Fernando Rendon, Izet Sarajlic, Mahmoud Darvish, Beppe Costa, Simcha Leventhal, Dale Ritterbusch, Leonardo Omar Onida, Horace Coleman, Basir Ahang, Valeria Raimondi etj. Ai ka bërë me dije se së shpejti një vëllim poetik në gjuhën italiane do të botohet në një kolanë të re botimesh nga Pelicano Libri, ku janë Fahredin Shehu, Fernadno Rendon, Elena Popescu, Jack Hirshcman etj.