Gjermania pritet të goditet nga sulme terroriste

20.07.2016 16:11:45

Gjermania ka të ngjarë që ditët në vazhdim të përballet me sulme më terroriste, tha ministri i brendshëm i saj të mërkurën, edhe pse ai minimizoi çdo lidhje midis refugjatëve dhe terroristit afgan i cili me sëpatë sulmoj të hënën udhëtarët në bordin e një treni në Bavari, raporton Reuters.

Partia Alternativa anti-emigrant në Gjermaninë (AFD), ka marrë shembull sulmin e fundit në një tren  për të kritikuar politikën e emigrantëve të kancelares Angela Merkel. Rreth 1,1 milionë refugjatë nga lindja e mesme kanë hyrë në Gjermani në vitin 2015, ku me ta kanë hyrë është shume terroristë.

“Nuk mund të them se nuk ka lidhje mes refugjatëve dhe terrorizmit, por rreziku ka qenë i lartë përpara dhe të mbetet i lartë, pavarësisht pyetjeve në lidhje me refugjatë”, tha ministri i brendshëm Thomas de Maiziere.

Një 17-vjeçar i cili kishte kërkuar azil në Gjermani, u qëllua për vdekje nga policia pasi plagosi rëndë katër persona që po udhëtonin në tren pranë qytetit të Wuerzburg.