Kelmendi: Mos i dëmtoni marrëdhëniet e ndërtuara me SHBA-të, NATO-n dhe BE-në

15.01.2019 14:50:21

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ramiz Kelmendi, u ka bërë thirrje partive politike që të mos i dëmtojnë marrëdhëniet e ndërtuara me SHBA-të, NATO-n dhe BE-në.

Kelmendi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se këto marrëdhënie janë fryte të angazhimit të presidentit historik Ibrahim Rugova i cili në mënyrë paqësore (gandiste) arriti ti krijojë në miqësi me shtetet e fuqishme të globit siç janë SHBA, Anglia, Gjermania, Franca, Italia dhe shumë të tjera të BE-së.

Postimi i plotë:

Mos i dëmtoni marrëdhëniet e ndërtuara për më se tre dekada me SHBA, NATO dhe BE

Marrdhëniet me SHBA, NATO dhe BE kanë filluar në vitet 1990 dhe janë kurorëzuar në vitin 1999. Këto marrëdhenie janë fryte të angazhimit të presidentit historik Ibrahim Rugova i cili në mënyrë paqësore (gandiste) arriti ti krijojë në miqësi me shtetet e fuqishme të globit, siç janë SHBA, Anglia, Gjermania, Franca, Italia dhe shumë të tjera të BE-së. Presdidenti historik në kohë të vështira arriti të afirmonte gjendjen e vështirë të popullit shqiptarë në Kosovë, të krijuar atëherë nga pakica serbe në Kosovë dhe shumica serbe në Serbi. Presdienti me shumë mund arriti që të sensebilizoj për këtë gjendje dhe të merrte mbështetje nga shumë miq amerikan të cilët u vunë në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve. Kurorëzimi i kësaj miqësie arriti kulmin kur forcat serbe me Millosheviçin si kasap i Ballkanit vrau fëmijë, gra, pleq dhe burra dhe dyndi më shumë se 800 mijë banorë të pafajshëm. Kjo ishte vendimtare për sulmet ajrore dhe ndërhyrjen e forcave të Nato-s në Kosovë, të mbeshtetur në presidentët Bush, Klinton, kryeministri Toni Bler dhe shumë presidentë tjerë të kohës. Janë këta miq që mbështetën edhe angazhimin e UÇK-së, pas rënies heroike të familjes Jashari. Kujtojmë ambasadorët Holbruk, Hill dhe Ëoker. Pra ambasadorë, senatorë dhe kongresistë disa prej tyre që nuk jetojnë me e të cilët mbeshtetën Kosoven deri në vdekje si dhe disa miq të rëndësishëm të tjerë të shtyer në mosh. Por ajo çfarë po ndodhë sot në raport me revokimin e kësaj historie të ndërtuar për tre dekada, është se tashmë po stangnojmë në ndërtimin e miqve të rinjë.

Të kuptojmë sepse e kemi të freskët, se goditjen përfundimtare forcave serbe i dhanë SHBA-të dhe forcat e Nato-s, e ku edhe del se investimin më të madh dhe vendimtarë e kishin SHBA dhe kujdesi i tyre ndaj nesh në vazhdimësi tregon përkushtimin për Kosovën e pavarur dhe se investimi i tyre ishte i drejtë.

Andaj, mund lirisht të themi se nisur nga këto fakte, çdo mospërfillje e sygjerimeve që vie nga SHBA, Be dhe Nato, ka peshën e vet, edhe pse toni i tyre lë përshtypjen këshilluese e në prapavijë qëndron mendimi i ekzekutimit. Andaj nëse ne nuk I lexojmë saktë këshillat e miqve dhe nuk përfillim kërkesat e tyre, do kemi pasoja edhe individuale edhe kolektive si qytetarë. (Rezultat i kësaj është edhe mosliberalizimi i vizave). Nga këto këshilla e kërkesa të miqve, më pas tek ne dalin gojëdhëna, mbështetës të shumtë të cilët i dëshifrojnë këto udhëzime, por jo me peshën e duhur. I dëshifrojnë si jo obligative, i dëshifrojnë si të parëndësishme dhe nganjiherë fusin në lëvizje edhe të paguarit e tyre në rrjetet sociale për denigrim personal dhe familjarë të politikanëve të BE-së, si Mogherinit, Hahnit dhe të tjerve, sepse atyre të SHBA-së nuk kanë guxim tua bëjnë diçka të tillë, edhe pse ne brendësi qytetarët e Kosovës e duan Zotin lartë dhe Amerikan, gjithnjë duke menduar se ne jemi qendra e interesit botërorë dhe kopjojmë shtetin hebrak Izraelin.

Rezultat i këtyre rrjedhave të sipërpërmendura, ne sot kemi një izolim politik për liderët e Kosovës, edhe pse i padrejtë po jap efektin e vet, sepse liderët kanë kufizime lëvizjeje përveç në disa adresa siç janë SHBA, Bruksel, Gjermani, Itali dhe ndonjë shtet tjetër, ndërsa në shtete tjera nuk mund të shkjonë. Mos lerë Zot që edhe këto adresa të rëndësishme të mbyllin derën për ne. Prandaj thënia popullore; I vogël jashtë shtetit, i madh brenda shtetit, është dëmi më i madh politik që po e godet Kosovën.

Të analizojmë përse po ndodhin këto zhvillime; Së pari prolongimi i ratifikimit të demarkacionit me Malin e zi. Të gjithë miqtë ndërkombëtarë kërkonin ratifikim, ndërsa ne i shpërfillnim. Më në fund votimi u arritë por se la njolla mospërfillja ndërkombëtare.
Tani vendosëm taksen politike 100% për shtetin serb dhe Bosnjë dhe Hercegovinën. Nëse doni mendimin tim; Ishte vendim i drejtë dhe i vonuar, por ka mundur të jetë 10% si doganë për firmat serbe, ndërsa për firmat ndërkombëtare pa doganë. Kjo sepse politika e një shteti që ka të zgjedhur çështjen politike, ekonomia e vendit dhe zgjerimi i saj në tregun botërorë është parim qenësorë i SHBA, pra ekonomia e tregut të lirë. Ne shkuam shumë largë, duke dëmtuar interesat e SHBA dhe BE, shembull (vendosëm edhe coca colen ta bllokojmë, një gjigand ky botërorë). Kthehemi nga historia, presidenti i SHBA, kur e vizitoi për herë të parë Rusinë, kishte marrë me vete dy shishe coca cola dhe i hapi në prezencë të presidenti rus. Presidentët morën shishet dhe cokërruan dhe me këtë akt coca cola hapi dyertë në Rusi, dhe u tha gëzuar). Pra këto janë lëshimet tona në sferën ekonomike, por në ate politike është ndryshe. Bllokadat për shkak të një pjese faji nga mos levizja e lirë e politikanëve dhe mos puna e ministrive përkatëse, nuk mundë të arsyetojnë veprimet tona.

Rezultat i këtyre gabimeve tona në hapa, kemi arritur tu hapim gojën politikanëve serb të cilët po vajtojnë, po bëjnë çmos për të dëmtuar imazhin e Kosovës, duke treguar se çfarë dëmi ekonomik po përjetojnë në mënyrë që liderët kosovarë të fuqizojnë edhe më shumë taksën dhe të këmbëngulin, e që kjo realisht është një kurthë në të cilën ne po biem, duke bërë thirrje se, kinse Kosova, nuk respekton edhe marrëveshjet ndërkombëtare, duke aluduar se edhe marrëveshjet tjera politike do të kenë të njejtin implementim, derisa brendia qytetare po mbështet dhe ne si politikan po na pëlqen duke vazhduar të këmbëngulim duke shpërfillur çdo kërkesë nga miqtë e perjetshëm.

Serbia duke përdorur bllokadën po lufton liderët në qeverisje në njërën anë, ndërsa në anën tjetër me lëvdata po lufton liderët në opozitë. Kjo është politika e njohur e Serbisë, përkulet, bëhet urë, vret politikan kundërshtarë serb, vetëm e vetem për të arritur qëllimin e saj. Nga historia, Serbia i ka bërë dëme spektrit politik shqiptarë në vazhdimësi dhe jam i zhgënjyer se asnjëherë nuk mësuam në gabimet e të tjerëve.