Eksplodim dhe të shtëna në kryeqytetin e Kenisë

15.01.2019 15:41:34

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pasditen e sotme në një hotel në kryeqytetin e Kenisë.

Në zonën e njëjtë ka eksploduar një makinë por nuk është raportuar për të lënduar.

Ndërkohë janë dëgjuar britma njerëzish teksa thonin se janë duke u sulmuar, raporton Reuters, përcjell lajmi.net.

Komandanti i Policisë së Nairobit, Philip Ndolo ka thënë se zona është rrethuar dhe po dyshohet për një plaçkitje.

Hoteli i sulmuar është një ndër më luksozët në vend.