Kelmendi thotë se kalimi në opozitë është opsion i LDK-së: PAN s’i ka numrat, shpejtë do të shpërbëhet! (Video)

27.06.2017 21:15:22

Zëvendëskryeministri në largim i Kosovës, Ramiz Kelmendi, ka thane se as ai e as deputetet tjerë të LDK-së nuk do ta votojnë qeverinë e koalicionit PDK-AAK-NISMA (PAN).
Ai mohon se do të ketë “kontrabandime të votës”, duke shtuar se PAN-i nuk i ka numrat për të krijuar qeverinë, për çka po bën luftë speciale për të arritur te to.

Në emisionin Rrokum Rroll në TV Rrokum, Kelmendi thotë se deputetët e LDK-së e dinë se janë sanksionuar si parti, pikërisht për shkak të koalicionit me PDK-në.

“E, ky sanksionim mundet me ndodhë prapë”, shton ai, duke mos e mohuar mundësinë e qëndrimit të LDK-së në opozitë. “Po presim certifikimin e rezultateve, e pastaj Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së do të dalë me një vendim”, shton ai.

Kelmendi shprehet se PAN-in e ka bashkuar hidhërimi dhe se shpejtë do të ndahen, ndërsa për Lëvizjen Vetëvendosje thotë se kanë politika komuniste.