KEMM dënon sulmin kundër ekipit të Nova TV

23.08.2017 21:29:58

Këshilli për etikë në mediat e Maqedonisë (KEMM) dënon incidentin e sotëm ku u sulmua gazetarja e NovaTv dhe u pengua në kryerjen e detyrës, incizimin e mbledhjes së nënshkrimeve kundër ndërtimit të kampeve të refugjatëve në lagjen Aerodrom të Shkupit.

KEMM fton në ndërmarrjen e masave të nevojshme për ndriçimin e këtyre rasteve, veçanërisht kur gazetarët sulmohen verbalisht dhe fizikisht dhe pengohen në kryerjen e detyrës sv tyre, informimin e publikut për tema të interesit të përgjithshëm.

“Siguria e gazetarëve duhet të jetë e lirë nga çfarëdoqoftë kërcënimi dhe shtypje, ndërsa shteti, në pajtim me nenin 10 të Konventës evropiane për të drejtat e njeriut është përgjegjëse për ndërmarrjen e të gjitha masave aktive me qëllim të krijimit dhe mbajtjes së klimës së përshtatshme për shprehje të lirë”, thuhet në kumtesën e KEMM.