Magjistralja e vdekjeve të tmerrshme (Video)

23.08.2017 21:22:24

Po cilësohet si magjistrale e vdekjeve të tmerrshme.

Kjo pasi që nga paslufta mori jetën e dhjetëra qytetarëve që vdiqën nga aksidentet fatale në këtë rrugë.

Madje të rrezikuar janë edhe punëtorët afër e dyqaneve afër magjistrales Prishtinë-Podujevë.

Bajrush Osmani thotë se është dëshmitar i shtatë vdekjeve të njëpasnjëshme nga aksidentet në këtë rrugë.

E fajtor për këtë gjë e bën Policinë e Kosovës.

Edhe për Bekim Bucollin kjo magjistrale po cilësohet si e tmerrshme, dhe shkaktar sipas tij është mbi ngarkimi i saj.

Zgjerimi në katër korsi i kësaj magjistrale, që ka nisur në pranverën e këtij viti, nuk pritet të përfundojë të paktën në dy vitet e ardhshme.

Qytetarët nuk presin stabilizim të gjendjes deri në përfundimin e saj.

Për më shumë ndiqeni videon e plotë.