Kënga e vogëlushes siriane ndërpritet nga një bombë (Video)

Sërish një fëmijë protagonist i një lufte pa fund. Akoma fytyra e një të pafajshmeje, e cila tronditet nga një bombardim ajror. Ka bërë xhiron e botës një video, ku një prind filmon vajzën e tij siriane, e cila këndon një këngë dhe shfaqet e gëzuar dhe e shpenguar.

Por pak momente më vonë, errësirë. Një shpërthim i fuqishëm i rrëzon nga duart telekamerën prindit. Zëri i vajzës nuk dëgjohet më, por vetëm ulërimat e nënës, e cila përpiqet të shpëtojë të voglën. Imazhet janë me fragmente, nuk ka informacione të sakta çfarë i ka ndodhur vajzës dhe familjes së saj, por impakti mbi opinionin publik është shumë i fortë. Pas fotos-simbol të djaloshit Omran, të dëgjosh këngën e vajzës së pafajshme që ndërpritet në mes nga një bombë, është një tragjedi.