KĒNGË PËR FLAMURIN/ Vargje nga Dije Lohaj

28.11.2020 11:46:08
Dije LOHAJ
KĒNGË PËR FLAMURIN
Shumë flamuj valojnë nëpër botë,
Por valvitja jote
Ka hirin e mbetur të betejave,
Ka freskinë e krojeve
Që sa herë ktheheshim nga lufta
Shuanim etjen e zhuritur,
Ka muzat e pagēzuara me fitore
Të betuara betejave të reja dhe tē vjetra
Ngulitur rrënjëve tê tokës mëmë.
Shumë flamuj valojnë nëpër botë,
Por ngjyra jote ka gurgullimën
E gjuhëve tē heronjve,
Ka moshën e mëmēdheut
Kur valvit e shqipton erën e stinēve,
Në çdo pore ngjiz kohën e mirë
Dhe plagët e vjetra e të reja i mëkon.
Je kudo, sa here loti bën shtratin e lumit,
Sa here dheu bëhet copë-copë,
E copat e saj i mbledh një nga një
E i vë në shtratin e zemrës mēmē,
Dhe nuk e lë tê vyshket zjarri i besës
Se u betuam që tē dy
Tek frymuam në legjenda prej gjaku
Mbi vegim shekujsh
Se njeriu legjendëve dinte përmendësh
Apotheozën e flamurit
Shpeshherë ngatërruar nga e liga, shēmtia
Nëpërkēmbur nga fjalime gogolësh.
Shumë flamuj valiviten nëpër botē
Por pêr ty ndjej
Tērë universin zjarrmor brenda krahērorit
Se i shenjti dhe nuk hiqet se nuk hiqet
Nga shputa ime me erë buke
E me erë lulēkuqe nuk shqitet
Se gjakimi në gurgullimën shekullore
Gurrën dhe kullën s’i shembin kurrë,
Mbi atdhe valvit i shenjtti flamur!