Këngëtarët bëhen bashkë për humanizëm (Foto)

16.10.2016 15:19:35

Disa nga emrat më të njohur të muzikës shqiptarë do të jenë së bashku për një koncert humanitar.

Dani, Genta, Kida, Mozzik, Yll Limani, Mc Kresha, Lyrical Son dhe shumë emra të tjerë, do të jenë të pranishëm në një koncertë me karakter humanitar i cili do të mbahet në Gjilan, shkruan “Magazina.al”

Të gjitha të hyrat nga koncerti i 19 tetorit, do të dedikohen për shërimin e Edona Dermakut, e cila ka disa muaj që është e shtrirë në një spital në Gjermani.

Edona, 23 vjeçare kohë më parë është diagnostrifikuar me leukemi akute dhe për shërimin e saj mjekët në Gjermani kanë kërkuar 317 mijë euro, kjo shumë është e përballushme për familjës dhe për të mbledhur parat e nevojshme do të kontribojnë edhe artistët përmes koncertit.

Koncerti do të mbahet të mërkurën më 19 tetor në palestren sportive “Bashkim Selishta” në Gjilan duke filluar nga ora 19:00.

edonaaaa14611157_1127491787365309_6159637104346116758_n