Kërcënimi turk: Nëse nuk liberalizohen vizat, Turqia tërhiqet nga marrëveshja për emigrantët

01.08.2016 08:07:16

Turqia ka kërcënuar Bashkimin Evropian, që nëse nuk liberalizohen vizat, do të tërhiqet nga marrëveshja për emigrantët.

Kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm, Mevlut Çavusoglu, në një intervistë për Frankfurt Allgemeine Zeitung, transmeton lajmi.net

Liberalizimi i vizave, është shpërblimi kryesor për bashkëpunimin e Ankarasë për të kontrolluar fluksin e madh të emigrantëve drejt Evropës.