Konflikti në Jemen, SHBA sulmon zonat rebele

13.10.2016 10:17:34

Ushtria amerikane ka bombarduar vendndodhjen e radarëve në Jemen, pasi një luftanije amerikane u sulmua me raketa për herë të dytë brenda pak ditësh në Detin e Kuq. Pentagoni deklaroi se këto zona janë në territoret e kontrolluara nga rebelët Houthi.

Ky është rasti i parë që SHBA ka goditur zonat rebele që nga fillimi i konfliktit në Jemen në mars të vitit 2015. Ushtarakë amerikanë thanë se përdorën raketat “tomahawk” në operacionin që u krye nga një “destrojer” amerikan.

Zyrtarë amerikanë deklaruan se raketat kundër anijes u lëshuan nga territori i Jemenit që kontrollohet nga rebelët Houthi dhe që mbështeten nga Irani. Mësohet se kundërpërgjigjja amerikane u autorizua nga presidenti Barack Obama.