Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit, ku 4 të rinj humbën jetën në një aksident automobilistik në autostradën Tiranë-Durrës. Ngjarja e rëndë u regjistrua ne afërsi të Sukthit rreth orës 4:15 minuta të mëngjesit të sotëm (13 tetor).
Policia raporrton se viktimat janë tre vajza dhe një djalë, i identifikuar si Dashnor Deliallisi nga Durrësi.
Të rinjtë kanë qenë duke udhëtuar në mjete të ndryshme. Mësohet se makina ku udhëtonte djali ka qenë me shpejtësi të madhe dhe në krah të kundër, duke shkaktuar edhe aksidentin tragjik.
Pas aksidentit mjetet janë shkatërruar plotësisht, ajo çka ka mbetur janë vetëm pjesë metalike të makinave. Policia e ka pasur të vështirë të nxjerrë trupat e viktimave nga makinat.
Në një komunikatë zyrtare, policia ka sqaruar ngjarjen paraprakisht: “Më datë 13.10.2016, ora 04:15, në autostradën Tiranë – Durrës, Sukth, mjeti tip Benz me targa AA 979 GV, me drejtues shtetasin D.D. 36 vjeç, banues në Durrës është përplasur me mjetin tip Benz me targa AA 694 IL, në pronësi të shtetases G.Sh. 23 vjeçe, banuese në Sarandë. Për pasojë kanë ndërruar jetë të dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjere të seksit femër në mjetin me targa AA 694 IL.Nga hetimet paraprake dyshohet se drejtuesia e mjetit me targa AA 694 IL ka qenë shtetësia G.Sh. dhe njëra nga pasagjeret shtetësia I.B. 33 vjeçe, banuese në Tiranë. Tre shtetaset të seksit femër kanë qenë në të njëjtin mjet”.
Policia e Durrësit ka dhënë detaje të reja në lidhje me aksidentin tragjik. Në venidn ku ndodhi ngjarje, ndriçimi në rrugë mungonte. Neonet e shtyllave ishin të fikura. Për nxjerrjen e trupave nga mjetet e përplasura u përdorë ndriçimi i makinave të policisë. Mjeti i Dashnor Delialliasit ishte me shpejtësi 150 km/h.
Njëra prej viktimave është Izabela Balla, e cila në automjet së bashku me bashkëshortin, jetonte në Greqi. Izabella ishte nisur së bashku me shoqet për në Greqi. Elona Xhuti, 33 vjeçe është viktima e 4 dhe jetonte në Tiranë.






































