Kërcënon policët, arrestohet një person në Rahovec

05.10.2019 15:19:35

Një person është arrestuar në Rahovec, pasi që i njëjti në shenjë revolte kundër tiketës të shqiptuar ka kanosur zyrtarët policorë ndërsa gjatë arrestimit, lëndime trupore ka pësuar njëri nga zyrtarët.

Kështu thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

“Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar ne procedurë të rregullt”, përfundon raporti.