Kërkohet lobim konkret për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL

14.07.2019 22:43:47

Njohësit e çështjeve të sigurisë kanë treguar se çfarë duhet të bëjnë institucionet e Kosovës për anëtarësimin në INTERPOL.

Ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Behar Selimi, ka thënë për gazetën “Epoka e Re”, se për të arritur këtë qëllim duhet bërë lobim konkret dhe pa shumë bujë.

Sipas tij, duhet të punohet me shtetet të cilat herën e kaluar kanë votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë, për të parë pse kanë vepruar në këtë mënyrë.

Ndërkaq ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, i ka bërë ftesë Serbisë që të mos i bëj Kosovës obstruksione në këtë rrugë.