Kërkohet ndalimi i aktiviteteve ilegale në fushën minerale

21.09.2016 13:44:42

Kryesuesi i Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera e Minerale, Musa Shabani ka kërkuar angazhimin e komunave dhe organeve të drejtësisë për ndalimin e aktiviteteve ilegale në fushën minerare. Ai gjatë dëgjimit publik të zbatimit të ligjit për miniera e minerale në komisionin parlamentar për zhvillim ekonomik ka kërkuar që ky ligj të obligoj komunat që të marrin hapa për ndalimin e aktiviteteve ilegale në këtë fushë.

Kryesuesja e grupit punues për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit Sala Berisha Shala ka kërkuar angazhimin e institucioneve kompetente për mbrojtjen e resurseve minerare.

Gjithashtu sipas saj Kosova ka burime të  tilla të mjaftueshme dhe shfrytëzimi adekuat i tyre do mundësonte zhvillim të qëndrueshëm ekonomik e punësim të kosovarëve.

Rekomandimet e këtij grupi do t`i dërgohen Kuvendit për miratim