Për vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit nuk mund të heshtë askush, as ata që e vranë, as ata që e tradhtuan

21.09.2016 13:38:48

Nga Rexhep Kastrati

Fillimi i javës së tretë të shtatorit 1998 do të ishte i kobshëm për ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, kolonel Ahmet Krasniqi, por me pasoja të rënda edhe për organizimin ushtarak-institucional të Kosovës: dora tinzare e shqipfolësve do të godasë për vdekje ministrin për të shuar jo vetëm jetën e tij, por për të goditur edhe luftën për liri, pavarësi e demokraci. Një vit pas anarkisë tragjike në shtetin shqiptar, në të cilën ishin të implikuar agjentura kundërshqiptare dhe rekrutë shqiptarë të atyre shërbimeve, shqiptarët si komb u gjendën në një situatë dramatike dhe të rëndë: shteti shqiptar ende nuk e kishte marr veten, kurse Kosova ishte përfshirë nga flakët. Dhe kjo ndodhte gati një vit pas takimit Nano -Milosheviq në Kretë ku ishin marr vesh për shkatërrimin e organizimit ushtarak-institucional të Kosovës që t’i hapej rruga asaj që unë e kam quajtur linja e Tiranës/Kretës që do ta komprometonte luftën çlirimtare dhe do ta ndante Kosovën mbi baza etnike. Dhe vrasja e ministrit të Mbrojtjes, kolonel Ahmet Krasniqi ishte e pashmangshme, për t’i hapur rrugën strukturave mafiozo-politike dhe rekrutëve shqiptarë të agjenturave kundërshqiptare. Këtë e kam bërë të qartë më 27 shtator vetëm 6 ditë pas vrasjes së kolonel Ahmet Krasniqit.

fb_img_1474452857493

Shihet qartë se 18 vjet më parë, kur vrasja e ministrit të Mbrojtjes, kolonel Ahmet Krasniqi ishte kryer dhe qeveria e Tiranës zbatonte ato për të cilat ishin marr vesh Nano e Milosheviq në Kretë, ka pasur efekte të këqia për kohën. Dhe ishte kjo kohë shumë dramatike dhe me shumë të panjohura, sepse shqiptarët u gjendën në situata shumë të paqarta dhe vrasjet politike, që më parë kishin filluar me Ali Ukajn, kishin hapur siparin e çarjeve beendashqiptare që po vazhdojnë edhe sot e gjithë ditën.  Në shkrimin e datës 3 tetor 1998, e kam qartësuar edhe me këtë aspekt.

fb_img_1474452908121

Nga kjo pjesë shihet qartë se përgjegjësinë për vrasjen e ministrit të Mbrojtjes, kolonel Ahmet Krasniqi e kam theksuar te qeveria e atëhershme e Tiranës, te LPK-ja dhe te shërbimet sekrete serbe, të cilat kanë qenë në bashkëpunim të plotë. Se ka qenë kështu, kanë dëshmuar vetë aktorët dhe faktorët e kohës. Duhet thënë se pas vrasjes së kolonel Ahmet Krasniqit, linja e Tiranës/Kretës e përbërë dhe e dominuar nga rekrutë shqiptarë agjenturash kundërshqiptare jo vetëm që mohuan Marrëveshjen e Oslos ndërmjet ministrit të Mbrojtjes, kolonel Ahmet Krasniqi, dhe Përfaqësuesit të përgjithshëm të UÇK-së, Adem Demaçi për krijimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës, në të cilat do të përfshihej edhe UÇK, por e thelluan konfliktualitetin brendashqiptar. I ashtuquajturi Shrabi i Përgjithshëm i UÇK-së dhe e ashtuquajtura Drejtori Politike e UÇK-së jo që nuk njohën organizimin ushtarak-institucional, por edhe i luftuan ato: rasti u kolonel Tahir Zemajt me Ramush Haradinajn është shembulli më tipik. Prandaj, pas luftës, kam kërkuar publikisht që vrasjen e ministrit të Mbrojtjes, kolonel Ahmet Krasniqi ta sqarojnë Hashim Thaçi, Sabit Geci dhe Rexhep Selimi. Këtë e kam bërë në një shkrim dyvazhdimësh të botuar më 28 dhe 29 teror 2000.

fb_img_1474446606693 fb_img_1474446616103

Ky shkrim ishte i drejtpërdrejtë dhe nuk linte vend për ekuivoke, prandaj edhe reagimet ishin të ndryshme, edhe pse joshumë në publik, sa në forma diversive dhe të luftës speciale. Për shkak të këtoj dhe të shkrimeve të tjera para këtij dhe pas këtij, ndaj meje ishte zhvilluar një luftë speciale medatike dhe jomediatike, që bazohej në shpifje, insinuata dhe primitivizëm mediatik. Kjo kulmoi më 3 shkurt 2001, pra vetëm pak muaj pas shkrimit të mësipërm, me ç’rast Sabit Geci pat thënë se Ahmet Krasniqin e ka vrarë Rexhep Kastrati dhe Tahir Zemaj, me çka tregoi se e kishte trenditur shkrimi im i datave 28-29 tetor 2000, por edhe shkrimet tjera të kohës

fb_img_1474456478121

Ishte shumë e qartë se në përpjekje për të fshehur tronditjen dhe përgjegjësinë e linjës së Tiranës/Kretës, apo edhe të tijën, për vrasjen e ministrit të Mbrojtjes, kolonel Ahmet Krasniqi, Sabit Geci nuk mund ta ndalte veten që të mos deklaronte marrëzira të tilla. Në fakt, që atëherë, Sabit Geci e bëri veten adresë ku mund të drejtoheshim për vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqi. Po a është Sabit Geci i vetmi që duhet të sqarojë përfundumisht veasjen e kolonel Ahmet Krasniqit? 18 vjet pas vrasjes së tij, është koha të thuhet: për vrasjen e ministrit të Mbrojtjes, kolonel Ahmet Krasniqi duhet të flasin edhe Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Fatos Klosi, Xhavit Haliti, dhe disa nga ish-pjesëtarë të FARK-ut dhe të ish-Ministrisë së Mbrojtjes. Këta të fundit duhet të pushojnë së “vajtuari” për ministrin e Mbrojtjes, kolonel Ahmet Krasniqi, por të flasin se kush ka tradhtuar kolonelin dhe e ka shitur te ata që e organizuar dhe realizuar vrasjen e tij. Natyrisht, ky është obligimi i tyre moral, ushtarak dhe kombëtar të cilin duhet ta kryejnë, e të mos heshtin si struci.