Policia shkatërron 38 bimë narkotike në Pejë

21.09.2016 13:31:48

Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj shqiptarë, pasi që Njësiti policor gjatë realizimit të një plani operativ si dhe gjatë zbatimit të masave të fshehta në bazë të urdhëresës së gjykatës kompetente kanë gjetur 38 bimë të mbjella që dyshohet se të dyshuarit i kanë kultivuar.

Ngjarja ka ndodhur dje në Pejë, ku gjatë kontrollit po ashtu janë gjetur dhe konfiskuar 17 fishekë të cal 12 mm, një bateri si dhe dy fotrolla të zbrazëta.

Bimët e dyshuara narkotike janë shkatërruar në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.