Kerry dhe Lavrov biseduan për situatën në Siri

08.12.2016 13:50:05

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry dhe ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergej Lavrov kanë realizuar një takim në qytetin Hamburg të Gjermanisë, në të cilin është folur për situatën në Siri.

Kerry dhe Lavrov qëndrojnë në Hamburg me rastin e takimit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE). Pas takimit të mbrëmshëm, Kerry para mediave tha se gjatë takimit me Lavrov ka biseduar për “situatën e tmerrshme” në Halep, raporton Anadolu Agency

Ai shtoi se sot do të këmbëngul që të mbajë edhe një takim me zyrtarët rusë, që sërish të bisedojë për gjendjen në këtë vend.