Këshilli i Sigurisë Kombëtare mblidhet për kanabisin

11.11.2016 18:28:45

Kreu i Shtetit Bujar Nishani ka mbledhur pasditen e sotme,  në orën 18:00 në Presidencë, Këshillin  e Sigurisë Kombëtare. Pritet që palët të diskutojnë  mbi situatën e kanabisit në vend.

Në takim marrin pjesë kryeparlamentari Ilir Meta, ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, kreu i SHISH, Visho Ajazi Lika, Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla dhe ministrat.

Ndërkohë në takim nuk është i pranishëm kryeministri Edi Rama, i cili edhe më herët ishte shprehur kundër kësaj mbledhje.