Këshilli Prokurorial: Përmbahuni nga spekulimet rreth vjedhjes në shtëpinë e Lumezit

25.11.2016 18:36:12

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), është i shqetësuar me vjedhjen në shtëpinë e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi dhe spekulimet e mediave dhe publikut lidhur me qëllimet e kryerësve.

“Në këtë fazë të hetimit, spekulimet nuk i shërbejnë ndonjë qëllimi konstruktiv, andaj kërkojmë nga publiku dhe mediat që të përmbahen nga spekulimet”, thuhet në reagimin e KPK-së.

KPK siguron publikun se kjo çështje është duke u trajtuar seriozisht dhe me nivelin e duhur të urgjencës të cilën e meriton kjo situatë.