Këshilltari i Behxhet Pacollit, Jetlir Zyberaj: 56 mijë faqe dokumente të MPB të Serbisë gati për publikim

21.06.2020 16:38:34

Mbi 56 faqe të dokumenteve zyrtare të Mijistrisë së Brendshme të Serbisë – thotë këshilltari i Behxhet Pacollit, Jetlir Zyberaj!

Gjithashtu, ai thotë se së shpejti do të fillojë publikimi i tyre, dhe kërkon miratimin e ligjit për lustracion që ato të deponohen në institucione përkatëse!

Ky është postimi i plotë i Jetlir Zyberajt:

Janë siguruar më shumë se 56 mijë faqe të dokumenteve zyrtare të Ministrisë së Brendshme të Serbisë, që tregojnë krimet e kryera në Kosovë nga ushtria, policia, paramilitarët dhe bashkëpunëtorët lokal të UDB-së serbe.
Së shpejti do të publikohen të gjitha, duke filluar me ato që tregojnë rolin e Beogradit në të gjitha krimet në Kosovë.
Gjithashtu, kjo dosje përmban edhe emrat, rolin dhe veprimtarinë e bashkëpunëtorëve lokale të UDB-së që janë të përfshirë në krimet kundër shqiptarëve.
Publikimi i kësaj pjese, (ku përfshihen emrat e bashkëpunëtorëve shqiptarë, e një pjesë e tyre vazhdojnë të shërbejnë në sistemin tonë shtetëror) do të bëhet, bazuar në vendimet e institucioneve të Kosovës. Kjo kërkon në mënyrë urgjente miratimin e ligjit të lustracionit në mënyrë që këto dokumente të deponohen në organet e shtetit dhe këta persona të përballen me drejtësinë siç duhet.