Kështjella Vogelsang, ish-shkolla naziste hapet si muze

07.10.2016 11:44:09

Nazistët e ndërtuan kështjellën Vogelsang për të formuar elitën e ardhshme të udhëheqjes naziste, pasardhësit e partisë. Arkitektura, simbolet, fotografitë e figurat ta kujtojnë atë deri sot. Shkolla u shndërrua në muze

Ideali nacionalsocialist

Në ish kështjellën e nacional-socialistëve u hap më 11 shtator Qendra e re për vizitorët dhe ekspozita „Forumi Vogelsang IP“. Qendra e dokumentacionit do te informojë rreth historisë së vendit me ekspozitën „Orientimi: Njeriu sundimtar – kështjella e nacionalsocialisteve mes magjepsjes dhe krimit“. Ekspozita e përmban këtë model me atletët e idealizuar.

Mundësi të shpejta avancimi

shkolla-1Mes viteve 1936 dhe 1939 u shkolluan vetëm meshkuj – ishin rreth 2000 gjithsej. Shumë prej tyre vinin nga niveli i ulët i shtresës së mesme dhe në periudhën e rënies ekonomike patën vuajtur nga papunësia. Shkollimi i nazistëve premtonte mundësi të shpejta për avancim. Programi mësimor përmbante në masë të madhe edukim fizik, siç quhej atëherë.

Skulpturat mesjetare

shkolla-2Ky kalorës i stilizuar është gdhendur në gur në kullën hyrëse të Kështjellës Vogelsang. Për qëllimet e tyre nacionalsocialistët përdornin herë pas here modele nga Mesjeta. Një kalorës simbolizon guxim, virtyt e drejtësi. Përveç kësaj, kalorësit kanë udhëhequr kryqëzata kundër njerëzve të besimeve të tjera apo kanë pushtuar territor të ri në Europën Lindore – akte që edhe sot janë të diskutueshme.

Si u shndërruan në vrasës njerëzit e thjeshtë

shkolla-3Kjo fotografi tregon një statujë tipike të idealizuar të “burrit të ri gjerman”. Menjëherë afër saj janë vendosur emrat e të ashtuquajturve “martirë”, burra të cilët u vranë në puçin e dështuar të nazistëve në vitin 1923 në Mynih. Ekspozita përmban edhe fotografi të njerëzve të zakonshëm me uniforma, të cilët u bënë vrasës, si dhe shfaqje interaktive me deklaratat e viktimave të Holokaustit.

 Nga nxënës nazist në përbindësh

shkolla-4Stefan Wunsch është drejtori shkencor i ekspozitës. Në fotografi mund të shihet e mbijetuara e Holokaustit nga Lituania, Masha Rolnikaite. Në një intervistë për muzeun ajo flet për “kasapin e Vilniusit”, Franz Murer. Ish-nxënësi i Krössinsee, i një tjetri institucioni arsimor nazist, ishte përgjegjës për vrasjen e mijëra hebrenjve në Lituani.

Informim dhe edukim

shkolla-5Gabriele Harzheim, studiuese në Kështjellën Vogelsang thotë: „Vizitorët përballen këtu me pyetjen: “Çfarë ka kjo të bëjë me mua?” Po t’i shohim zhvillimet politike të sotme, e kuptojmë se sa i rëndësishëm është një vend i tillë.“ Këtu ajo është në ish-qendrën e kultit, në një dhomë brenda kullës kryesore të Kështjellës.a

Një vend i damkosur

shkolla-6Studiuesja Gabriele Harzheim mban në duart e saj një foto historike të Kështjellës Vogelsang. Vogelsang u hap për publikun në vitin 2006, pasi ushtria belge e braktisi ndërtesën dhe arealin. Autoritetet gjermane qenë në një dilemë, për atë se çfarë do të bëhej kështjella. Ajo ishte e mbushur me simbole dhe statuja naziste.

Arkitekturë ideologjike

shkolla-7Sallat e përbashkëta të Vogelsang qenë dekoruar rëndë dhe me shpenzime të mëdha, ndërsa dhomat individuale, kazermat si dhe njësitë e banimit, qenë të zhveshura. Një simbol që bashkësia duhet të jetë mbi individin.a

Bazë ushtarake pas Luftës së Dytë Botërore

shkolla-8Vogelsang ofron një pamje spektakolare të liqenjve dhe kodrave të pyllëzuara të Eifel. Pas Luftës së Dytë Botërore, territori për 60 vjet qe zonë e mbyllur ushtarake. Ajo u përdor nga britanikët dhe belgët si bazë ushtarake dhe shesh për stërvitjen e trupave.

Tifozë të padëshiruar

shkolla-9Organizatorët presin që ekspozita dhe objekti përreth të tërheqin rreth 300.000 vizitorë në vit. Ndoshta nuk do të shmanget dot, që neonazistët të vizitojnë këtë vend të informimit, dokumentimit dhe sqarimit. Ky pishtarmbajtës prej guri në Kështjellën Vogelsang është një vend i preferuar, në të cilin neonazistët shpalosin parullat e tyre propagandistike dhe bëjnë fotografi për kujtim.

Vend tërheqës për skenën ekstremiste të djathtë

shkolla-10Drejtuesit e muzeut, shkencëtarët dhe përgjegjësit e turizmit janë të vetëdijshëm për fuqinë tërheqëse të këtij vendi për “turizmin e errët”- për njerëzit, të cilët janë të mahnitur nga shkëlqimi makabër i regjimit nazist. Përgjegjësit janë përpjekur të kundërveprojnë duke vepruar një ekspozitë shumë sqaruese si dhe me disa ndryshime arkitektonike.