Kështu duket Qendra e Mjekësisë Urgjente në Prishtinë pas renovimit

23.10.2020 10:42:33

Qendra e Mjekësisë Urgjente në Prishtinë është hapur sërish pas renovimit.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujari Gashi ka thënë se investimi i vazhdueshëm në ngritje të kapaciteteve dhe infrastrukturë siguron përmirësim të cilësisë së shërbimeve të shëndetit parësor në kryeqytet.

“Në Qendrën e Mjekësisë Urgjente janë renovuar e inventarizuar tërësisht të gjitha hapësirat e objektit, hapësirat e parkimit dhe oborrin me hapësirat e gjelbërimit rreth objektit. Krejt kjo ndihmon që shërbimet ndaj qytetarëve të avancohen vazhdimisht duke e mbajtur kohën e intervenimit në raste urgjente nën mesataren e 6 minutave”, ka shkruar ai në Facebook

Më poshtë disa nga fotografitë e Qendrës së Mjekësisë Urgjente pas renovimit: