Kështu e shkrumboi zjarri një pjesë të Gjykatës së Pejës

25.06.2019 22:15:16

Gjykata Themelore e Pejës mori flakë mbrëmë.

Shumica e dosjeve i shpëtuan flakëve, por rreth 50 të tjera që ishin afër kompjuterit u dogjën.

Ani pse u dogjën lëndë që kanë të bëjnë me çështje penale, zjarri nuk është shkaktuar qëllimisht.

Të paktën kështu konsideron kryetari i këtij institucioni.

Por, kaq të sigurt për shkaktarin e zjarrit nuk janë edhe organet e sigurisë.

Policia dhe Prokuroria e Pejës janë ende në pritje të raportit të zjarrfikësve.