Basha: Dy kushte të panegociueshme, për shkarkimin e Metës flasim…!

25.06.2019 22:18:26

Basha është i prerë në qëndrimet e tij. As takimet me ndërkombëtarë nuk e kanë zbutur qëndrimin e tij, për të mos negociuar asgjë as para dhe as pas 30 qershorit. Sipas Bashës, dy janë kushtet e panegociueshme, që kanë të bëjnë me dërgimin para drejtësisë të të gjithë personave që kanë dalë në përgjimet e “Bild” dhe largimi i Edi Ramës.

Këto janë dy kërkesat, ndërsa për të tjerat, ndoshta mes të cilave edhe shkarkimi i Metës janë pika që sipas Bashës “hanë” debat dhe pse jo mund të diskutohen.

Basha rikonfirmoi se opozita nuk do vijë në pushtet me dhunë, duke lënë të hapur një mundësi se zgjedhjet nuk do të shoqërohen me incidente.

Sipas Bashës, mënyra më e mirë për të përshpejtuar rënien e Edi Ramës, është braktisja e tij, është braktisja e oborrit të tij të kriminelëve, të klientëve, shërbëtorëve dhe veglave të tij. “Braktisini oligarkët e tij! Ngrini zërin kundër tyre dhe protestoni kundër tyre, madje edhe pengojini ata!