Këta janë emrat e policëve të arrestuar

07.10.2016 23:01:24

Arbër Gashi dhe Besim Klinaku, janë dy policët e arrestuar nën dyshimin se e kanë keqpërdorur detyrën zyrtare lidhur me zhdukjen e dëshmive. Këtë e ka bërë me dije një burim i Gazetës Monitor Brenda Policisë së Kosovës.

Gashi e Klinaku me detyrë në një nga stacionet në Prishtinë janë arrestuar sot pas një hetimi nga Inspektorati Policor i Kosovës. Arrestimi i tyre është bërë për shkak të dyshimeve për keqpërdorim të detyrës zyrtare lidhur me zhdukjen e dëshmive.

Me vendim të Prokurorit, dy të dyshuarve u është caktuar masa 48 orëshe e ndalimit