Këta janë personat fitues dhe humbës të vitit 2017

28.12.2016 22:35:58

Portali amerikan politico.eu, ka bërë një listë të burrave dhe grave të cilët vitin e ardhshëm mund të jenë fitues ose humbës.

Në fillim të listës se personave fitues për vitin e ardhshëm, është i sapozgjedhuri president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump së bashku me gruan e tij Melanie Trump, që do të qëndrojnë në Shtëpinë e Bardhë.

Në listën pozitive, është edhe kryeministrja britanike, Theresa May, e cila do të bëhet heroinë kombëtare kur do të përfundojnë negociatat për Brexit, transmeton lajmi.net.

Por, nëse negociatat janë të pafavorshme, ajo do të jetë në gjendje të shmangë një luftë angleze që do të bëhej nga të pabesët, më pas do të planifikonte zgjedhje të përgjithshme, në të cilat ajo do të fitoi.

Politico.eu në listën e fituesve e ka radhitur edhe presidenti rus Vladimir Putin, të cilin media në fjalë e përshkroi “”i vogël, burrë muskuloz i cili sillet përreth si gjel”.

Në këtë listë, është edhe kandidatja e Frontit Kombëtar në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në France, Marine Le Pen, i cila “nuk do të mund të fitoj, por të tjerët do ta kenë të vështirë ta shmangin”.

Në mesin e listës së personave fitues për 2017 është edhe Boris johnson, i cili në politikën e tij njihet për disa gafa, por ka mbështetjen e britanikëve.

“Boris Johnson është shumë argëtues. Ai argëton ministrat e tjerë dhe në vitin 2017 nuk ka dyshim se ai do të vazhdojë të sfidoj për një karrierë më të madhe politike”, thuhet në artikullin e politico.

Lista e humbësve të mundshëm për vitin 2017 është shumë e gjatë, transmeton lajmi.net.

Listës i prinë organizata e NATO-s, sepse shtetet anëtare do të ndajnë më pak buxhet për të dhe kjo është shqetësuese për një organizatë të formatit të tillë.

Më pas është, presidenti francez, Francois Hollande, pasi më 23 prill do të humbas zgjedhjet.

Më pas në këtë listë hynë kancelaria gjermane, Angela Merkel, pasi “sundimi” i saj nuk është edhe aq i qëndrueshëm.

Në mesin e humbësve të mundshëm për vitin 2017 është edhe populli sirian, i cili do të ketë një jetë të vështirë në Siri