Këto do të jenë ministrat e propozuar nga Zoran Zaevi?

28.05.2017 20:25:50

Kryesia Qendrore e LSDM-së po mban mbledhje në të cilën do të vendosin për emrat që do të udhëheqin me ministritë e mbetura, pasi tashmë dihet se me cilat resore do të udhëheqin partitë shqiptare.

 

Sipas TV24, emrat e ministrave të ardhshëm do t’i propozojë kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, të cilët jozyrtarisht do të jenë këto:

– Radmilla Sheqerinska – ministre e Mbrojtjes
– Oliver Spasovski – ministër i Punëve të Brendshme
– Dragan Tevdovski – ministër i Financave
– Nikolla Dimitrov – ministër i Punëve të Jashtme
– Renata Deskovska – ministre e Arsimit
– Ljupço Nikollovski – ministër i Bujqësisë
– Mila Carovska – ministre e Punës dhe Politikës Sociale
– Robert Allagjozovski – ministër i Kulturës
– Damjan Mançevski – ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës
– Goran Sugarev – ministër i Transportit dhe Lidhjes.

Është e mundur që kjo listë të pësojë ndryshime, ndërsa ajo zyrtare dhe përfundimtare do të dihet pas mbledhjes së LSDM-së.