Serwer: Shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë nuk është më në tavolinë

08.01.2019 19:28:27

Analisti amerikan, Daniel Serwer, ka thënë se është e mundur të zgjidhet çështja mes Kosovës dhe Serbisë, por gjithçka varet nga vullneti politik i të dy palëve.

Serwer po ashtu thotë se duket që korrigjimi i kufijve nuk është më në tavolinë si opsion, derisa shton se vullneti politik në masë të madhe varet nga presidentët e dy shteteve, shkruan Blici serb, transmeton lajmi.net.

“Është e pamundur të parashikohet nëse do të vendosin ta zgjidhin këtë çështje brenda këtij viti. Duket se Prishtina është më e padurueshëm se Beogradi për ta bërë këtë, por unë shpresoj se kjo do të ndryshojë, pas po bëhet e qartë se një zgjidhje e hershme është shumë më e mirë sesa pritja për anëtarësim në BE, kur të gjitha levat do të jenë me ata që e kanë njohur Kosovën”, ka thënë  Serwer.

Serwer po ashtu ka thënë se shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë është një ide e keqe.

“Duket se Vuçiq nuk dëshiron t’i japë Thaçit atë që ai ka nevojë, por gjithashtu duket se as Thaçi nuk dëshiron që t’i japë Vuçiqit atë që ai dëshiron dhe që i nevojitet për shkëmbim territorial (të popullatës). Sipas mendimit tim, kjo është e mirë, sepse shkëmbimi i territoreve është një ide e keqe”, deklaroi tutje ai.