EKIPI NEGOCIATOR I KOSOVËS , PLEQTË E GARES DHE SHPENDI HUT!

08.01.2019 18:33:43

Nga: Ahmet Asani

Bisedimet Kosove Serbi janë nisur prapë, janë zhvilluar prapë dhe do të perfundojnë prapë. Paraqitja e ekipit negociator në Bruxel është gaz i botës! 


Ekipet negociatore krijohen për bisedime në forume e nivele operative, për tryeza bisedimesh të ndryshme pune ne nivele te ndryshme, por jo për nivele të larta të cilat janê ne kompetencë te Kryetarit e Kryeministrit te shtetit. Nëse Kryeministri dhe Qeveria e Kosovës, Kryekuvendari e Deputetët e Kuvendit te Kosovës kanë dyshime në Kryetarin e shtetit, se mund t’i tradhetojë inteteresat e shtetit te Kosovës, atëherë ata duhet ta ndërrojnë kryetarin e shtetit, e jo të mblidhen e veprojnë si pleqtë e Garës*! 

*Shpjegim: Pleqtë e Gares, fshat ky në malësi të Preshevës, të bindur thellë se Shpend më të bukur se Huti nuk ka, kishin pas shkuar në Beograd për t’ia dërguar krajlit të Serbisë për ditëlindje një Hut dhuratë !