Çifti nga Gjilani shantazhuan një person, dënohen me 1 vit burgim

08.01.2019 18:13:39

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit M.K. dhe akuzuarës F. K., duke i shqiptuar dënim me nga një vit burgim dhe dënim me gjobë në shumë prej 400 euro.
Të akuzuarit (bashkëshort), me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete, e kanë shantazhuar të dëmtuarin E. E., se nëse nuk u jep i njëjti të hollat në shumën prej 5 mijë euro, ata do të zbulojnë një videoinxhizim i cili do të dëmtonte nderin dhe autoritetin e tij”, thuhet në njoftimin e kësaj gjykate.

Me këto veprime të pandehurit kanë kryer veprën penale shantazh nga neni 341 paragrafi 1 lidhur me nenin 35 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.