Lëndohen dy punëtorë në Ferizaj, u rrëzuan nga skelet

20.01.2019 14:13:42

Në fshatin Mirash të Ferizajt dy punëtorë janë lënduar.

Të njëjtit gjersa kanë qenë duke punuar në skele të një objekti afarist në ndërtim e sipër kanë rrëshqit dhe janë rrëzuar, njofton raporti policor.

Viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të  Ferizajt.

Në vend ngjarje kanë dal njësitet përkatëse policore dhe inspektori i punës. Me vendimin e prokurorit, rasti është iniciuar dhe mbetet nën hetime.