Dy persona sulmohen fizikisht në Shtime

20.01.2019 14:18:14

Në fshatin Petrovë të Shtimes dy persona janë sulmuar fizikisht.

“Dy viktimat meshkuj K/Shqiptar, kanë njoftuar se janë sulmuar dhe rrahur nga tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptar”, thuhet në raportin policor, përcjell lajmi.net.

Si pasojë e rrahjes dy viktimat kanë pësuar lëndime trupore ku njëri nga ta pas tretmanit fillestar mjekësor në QKMF-Shtime, është dërguar për tretman të mëtejmë në QKUK.

Nga tre të dyshuarit me vendim të prokurorit njëri është dërguar në qendrën e mbajtjes ndërsa dy të tjerët janë liruar.