Këto ishin zonat që preku tërmeti në Kosovë – Ja ku ishte epiqendra

04.01.2018 12:25:26

Dridhje e fuqishëm sa është dëgjuar në disa pjesë të Kosovës.

Sipas qytetarëve dridhje  të fuqishme janë dëgjuar në rajonin e Dukagjinit, në Pejë, por edhe në Skenderaj dhe Prishtinë.

Gjithashtu, Indeksonline meson se dridhjet janë dëgjuar edhe në pjesë të tjera të Kosovës.

Ende nuk dihet se sa shkallë ka qenë ky termet dhe se ku ka qenë epiqendra.

Ndërkohë, mediat malazeze raportojnë se epiqendra e tërmetit ishte në Plavë.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në afërsi të Plavës, siç raportojnë mediat në Malin e Zi. Për shkak të dridhjeve raportohet për panik në: Plavë, Guci, Andrijevici, Beranama, por edhe në Podgoricë. Raportohet se qytetarët kanë dal në rrugë në Beranama. Raportohet se tërmeti ka qenë 5.2 shkallë të Rihterit.