Heqja e gjobës rrit numrin e veturave të regjistruara

04.01.2018 12:22:07
Ministri i Punëve të Brendëshme, Flamur Sefaj ka thënë se vendimi i tij për heqjen e gjobës për regjistrim të veturave  një muaj më parë ka rezultuar me regjistrimin e mbi 8 mijë veturave.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që për shkak të borgjit nuk kanë mundur t’i regjistrojnë veturat e tyre duhet ta shfrytëzojnë kohën e faljes.

“Vendimi për regjistrimin e të gjitha llojeve të automjeteve, pa paguar gjobë, të cilin e kam marr javë më parë ka rezultuar me mbi 8 mijë automjete të regjistruara”.

“Qytetarët të cilët si pasojë e gjobave të grumbulluara nuk kanë mundur t’i regjistrojnë automjetet e tyre, duhet ta shfrytëzojnë këtë të drejtë, meqë koha për faljen e gjobave si pasojë e mos-regjistrimit të automjeteve në kohën e paraparë është e limituar”, ka shkruar Sefaj në facebook.