Në Prizren: Sekuestrohet një kallashnikov dhe pushkë gjysmën automatike

19.01.2018 14:59:09

Hetuesit e stacionit policor Prizren e në bashkëpunim me njësitin Anti- Drogë ne Prizren e kanë kryer një bastisje në një shtëpi në kërkim të armëve ilegale.

Gjatë bastisjes është gjetur dhe sekuestruar një kallashnikov dhe një Pushke gjysmën automatike  të kalibrit 7.62mm. Arsyeja për bastisje thuhet të jenë disa fotografi të ekspozuara në rrjetet sociale  te i dyshuari L B. Po ashtu gjate intervistës  se personit te dyshuar A D i njëjti ka tregua agresivitet ndaj personit zyrtare  ku edhe e ka sulmua zyrtarin policor. Kallëzimi penal dhe provat materiale do t’i kalojnë prokurorisë për procedura të më tejme .Ku me urdhër te Prokurorit te shtetit  rasti shkon ne procedurë te rregullt.