Këto janë 11 parimet e platformës për dialogun me Serbinë /Dokument

15.02.2019 13:42:06

Ekipi dialogues ka dorëzuar sot në Kuvend platformën për bisedimet me Serbinë.

E njëjta, pritet të procedohet në Kryesi e më pas në parlament ku do të hidhet në votim, shkruan lajmi.net.

Lajmi.net ka siguruar këtë platformë, në të cilën bëhet e ditur se Kosova në bisedime me Serbinë shkon me gjithësej 11 parime.

Si parim bazë është vendosur qëllimi i Kosovës nga këto negociata, e që është njohja nga shteti serb.

“Qëllimi kryesor i Republikës së Kosovës është që nga Republika e Serbisë të sigurojë njohjen dhe pranimin e qartë të sovranitetit të Kosovës si shtet i pavarur, me zotime ligjerisht të detyrueshme”, thuhet në parimin e parë të kësaj platforme.

Parim i dytë i platformës është vendosur se njohja reciproke duhet të jetë qëllim primar i Republikës së Kosovës në këtë proces.

Si pikë tjetër e platformës është vendosur edhe çështja e krimeve të luftës të kryera nga shteti serb, e ku në të njëjtën pikë përfshihet edhe përgjegjësia penale e Beogradit në lidhje me këtë temë.

Kjo është platforma e plotë: