Këto janë çmimet e reja të derivateve të naftës në Maqedoni

21.08.2017 14:22:01

Çmimi i Eurosuper 95 dhe Eurodizelit mbeten me çmimin e njëjtë, ndërsa Eurosuper 98 do të rritet për gjysmë denarë, kështu ka vendosur Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE).

Në përputhje me vendimin e ri, çmimi i Eurosuper BS-95 do të shitet për 62 denarë, ndërsa dizeli 48 denarë për litër. Çmimi me pakicë i Eurosuper BS-98 do të shitet 64 denarë për litër.

Ekstra vaji i lehtë për amvisëri do të zvogëlohet për 0.50 denarë për litë, ndërsa mazuti M-1 NS do të zvogëlohet për 0.204 den/kg dhe do të blihet me çmim prej 23.993 den/kg.