Rusët bombardojnë konvojin e ISIS-it, vriten 200 xhihadistë

21.08.2017 15:13:39

 

Forcat ajrore ruse vranë rreth 200 anëtarë të të ashtuquajturit Shtet Islamik, të cilët në një kolonë të madhe po shpërnguleshin në qytetin sirian Deir el Zor, tha ministria e mbrojtjes ruse.

“Aviacioni ushtarak rus eliminoi një tjetër konvoj të madh të xhihadistëve, të cilët ishin në rrugën e tyre drejt qytetit të Deir el Zor, ku ata po përpiqen të riorganizohen dhe të krijojnë një vend në Siri”, raporton agjencia ruse Tas, transmeton zeri.info

Pretendohet se janë shkatërruar rreth 20 automjete me armë të kalibrit të madh dhe predha, si dhe tanke dhe lloje të tjera të automjeteve.

Ministria ruse gjithashtu tha se xhihadistët u përpoqën të përqendrojnë forcat e tyre në provincën Deir el Zor në gusht.

“Disfata e ISIS-it në rajonin Deir el Zor do të jetë një humbje strategjike e këtij grupi terrorist ndërkombëtar në Siri”, thekson ministria në fjalë./Zeri.