Këta janë dy zyrtarët e lartë të Policisë së Kosovës që u suspenduan për shkak të Gjuriqit

15.12.2016 21:09:21
Drejtoria e Policisë së Kosovës ka suspenduar zëvendëskomandantit e Mitrovicës veriore, majorin Goran Zhivkoviq dhe shefin e operativës, kapitenin, Milia Millosheviq.

Kështu raporton agjencia BE. Suspendimi i tyre ka ardhur pasi që në Kosovë është futur ilegalisht shefi i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, transmeton lajmi.net.

Shefi i operativës së Policisë së Kosovës për veri të Kosovës, Zheljko Bojiq ka thënë se Zhivkoviq dhe Millosheviq janë suspenduar për përkohësisht për 48 orë.

Gjuriq sot, megjithë ndalesën që kishte, është futur në Kosovë dhe atë ilegalisht përmes një autoambulance.
Ai këtë hyrje e ka krahasuar me vizitën e kryeministrit Isa Mustafa në veri, i cili pati shkuar në Zvecan përmes rrugëve alternative.