Këto janë tri kërkesat e Listës Serbe, për ta votuar demarkacionin

08.09.2016 21:16:01

Të paktën tri pozita të larta nëpër institucionet e pavarura po i kërkon Lista Serbe, si kushtëzim për të votuar shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

Ky subjekt kërkon të ketë një zëvendëskomandant të Forcave të Sigurisë së Kosovës, një zëvendësdrejtor të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës dhe një zëvendëskomandant të Policisë së Kosovës.

Asnjë prej këtyre pozitave nuk parashihet t’i takojnë ndonjë pakice me ligje e Kushtetutë të Kosovës. Ndaj, asnjërën prej këtyre kushtëzimeve s’e kanë pranuar dy udhëheqësit e partive që aktualisht janë në Qeveri, PDK e LDK.